Because I love you
Titulli origjinal: Parce que je t'aime
Titulli ne shqip: Sepse te dua
Kategoria: Novel
Autori: Guillaume Musso
Perkthyesi: Vladimir Gjonaj
Shtepia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2011
Faqet: 336
Lajla, një vajzë e vogël 5 vjeçare, zhduket në një qendër tregtare të Los Anxhelosit. Prindërit e saj, të thyer, të vrarë shpirtërisht ndahen nga njëri – tjetri. Pesë vjet më vonë, vajza gjendet pikërisht në të njëjtin vend ku kishte humbur.
"Ndonjeher e verteta dhemb aq shum sa pa dashur zgjedhim te jetojme ne genjeshter vetem sepse se na ben te ndihemi me mir"
Marku kishte gjithcka qe nje njeri mund te deshiroje, nje karriere te suksesshme, nje mik per koke, nje grua te mrekullueshme dhe e fundit por jo nga rendesia kishte nje vajze te vogel qe e donte me gjith shpirt.
Jeta vijonte normalisht Marku dhe miku i tij Konor po studionin nje rast te ri ne fushen e psikologjise, trajtimin me hipnoze ndersa Nikola, gruaja e tij e cila ishte nje violiniste e suksesshme kishte shkuar me vajzen dhe dadon e vajzes ne nje qender tregtare per blerjet e zakonshme per nje moment u hutuan nga e gjithe ajo rremuje dhe kur kthyen koken vajza nuk ishte me.
E gjith bota iu shemb para syve, lajmeroj Markun dhe per muaj te tere kerkuan per vajzen por askush nuk i jepte shpres.
E si me magji, gjithcka u kthye ne asgje...
Marku nuk e mori me veten nga humbja e vajzes keshtu qe u largua nga shtepia dhe u shkeput nga gjithcka qe kishte.
Nikola u perpoq te vazhdonte jeten e forte me dy goditjet me te medha qe kishte mar humbjen e vajzes dhe tashme te bashkeshortit te saj, koncertet e saj u ben te panumerta dhe mbremjeve kur shtrihej ne shtrat mbulonte koken me batanije dhe qante.
Secili mbijeton ne menyren e vet...
Deri sa nje nate te ftohte e te acarte dimri jeta i kryqezon serisht, ku ajo gjendej ne prag te vdekjes pasi e kishte sulmuar nje hajdut e ai si heroji i saj qe e shpetoj nga agresori.
Tashme cdo gje kishte ndryshuar, Nikola e kishte humbur shkelqimin ne sy e saj dhe Marku nuk ishe me ai i dikurshmi tashme ishte nje 35 vjecar qe ngjante si 50, pothuajse i shpefytyruar aq sa dhe nese shihej ne pasqyre nuk do arrinte ta njihte veten.
Kur njohen njeri tjetrin serisht kuptuan se ndjenjat ishin te njejtat po zemra tashme kishte nje boshllek qe nuk e mbushte dot as dashuria e tyre.
Humbja e vajzes se tyre kish len shenje...
I shtrir ne shtratin e dikurshem e i plagosur flinte i qete nderkoh qe e shoqja Nikola telefonoji Konorin mikun e tyre me te afert.
Tani ishte koha e duhur Marku duhet te merte vesh te verteten dhe e vetmja zgjidhje ishte Konori dhe metoda e hipnozes.
Te nesermen Marku zgjohet dhe behet te largohet, Nikola nuk e pengoj, ne vend te kesaj i futi ne cante nje celular.
Dite me vone Marku mer nje mesazh zanor
"Ti kishe te drejte vajza eshte gjall, eja ne shtepi duhet te shkojm ta marim".
Nxitimthi shkon ne shtepin e cila ishte mbushur me police e per nje moment bie ne tok i keputur nga dhimbja qe ndjente, Nikola e keshilloj te flinte sepse ne kete gjendje nuk mund ta merte vajzen.
Aty fillon gjithcka...
Te nesermen ne mengjes u nis me avionin e pare te merte vajzen ne Los Angelos, e gjith rruga kaloj me ankth deri ne momentin qe pa vajzen e tij pikerisht 5vite pas humbjes se saj ne te njejten dite, ajo skishte ndryshuar shum pervec faktit qe nuk fliste asnje fjale.
Hipen ne avion dhe ngjitur me te ishte nje vajze e cila quhej Alison,gjate rruges biseduan me njeri tjetrin dhe Alison po i tregonte per te shkuaren e saj te veshtire dhe per nje aksident qe kishte pesuar 5 vite me pare.
Marku i habitur nga kjo rastesi e pyeti me shum rreth ketij aksidenti dhe vuri re qe vendi ishte i njejti me ate ku humbi vajza e tij dhe personi i pershkruar ishte pothuajse i njejti.
Ne ate moment drejtohet nga vajza e tij me lot ne sy dhe e perqafoj me pas per cudi ajo foli ".........."
Ne ate moment e gjith bota iu shemb para syve, kuptoj se gjithcka qe kishte kaluar kishte qen nje iluzion.
I tronditur mbyll syt dhe i hap prap ne nje fragment sekondi, avioni nuk ishte me as vajza e tij dhe perball tij kishte Alisonin, Nikolen dhe Konorin.
Me lot ne sy Nikola e perqafoj fort si per ti thene qe dhe ajo e ndjente dhimbjen qe ai po kalonte.
Cdo gje iu kthye normalitetit Marku u kthye prane Konorit dhe bashke vazhduan ate qe kishin nisur dikur per te sjell metodat me te reja te kurimit ne fushen e psikologjise ndersa per sa i perket Nikoles, ia nisen dhe njeher nga e para duke i dhene nje mundesi te dyte ndjenjave qe kan.
Fytyren e vajzes se tyre e pikturuan ne nje faqe muri si per te len te kuptosh qe ajo gjithmon do te jete pjes e jetes e tyre pavarsisht cdo gjeje ..



Comments
Post a Comment